LONDËR, 6 prill /ATSH-AFP/ – Pak shpresë për epideminë e koronavirusit shfaqur në Europë, kontinenti që ka regjistruar numrin më të madh të të vdekurve, por që mund të shohë shifrat në rënie, ndërkohë që SHBA-ja pret një javë shumë të vështirë, të njoftuar edhe nga presidenti amerikan, Donald Trump.
Pandemia ka shkaktuar të paktën 68 125 të vdekur në botë që prej shfaqjes në dhjetor në Kinë për rreth 1 245 000 raste të
regjistruara, sipas të dhënave zyrtare.
Një prej tyre është edhe kryeministri britanik, Boris Johnson. Dhjetë ditë pasi u testua pozitiv me COVID-19, ai u shtrua dje në spital. “Masë parandaluese”, theksuan shërbimet e tij. Ai vazhdon të drejtojë qeverinë e tij.
“Shenja inkurajuese janë shfaqur në Europë, ku janë numëruar më shumë se 70% e të vdekurve për shkak të koronavirusit të ri”, sipas burimeve zyrtare.
Në Itali, kurba ka filluar të ulet”, theksoi dje kreu i Institutit të Lartë të Shëndetësisë, Silvio Brusaferro.
“Vendi, që numëron rreth 16 000 të vdekur, di padyshim që ka ende disa muaj të vështirë përpara”, nënvizoi ministri i Shëndetësisë, Giuseppe Conte.
Solidariteti vazhdon, me ushqimin që kalohet ballkon më ballkon në lagjet e varfëra të Napolit.
“Spanjë, presioni ulet në sajë të uljes së numrit të të shtruarve në spital dhe pranimit në kujdes intensiv”, theksoi Maria José Sierra, nga Qendra Shëndetësore e Alarmeve.
Por, vendi pas më shumë se 12 000 të vdekurve, po studion seriozisht idenë për të vendosur maska pas daljes nga shtëpia.
Në Britaninë e Madhe, momenti ishte shumë solemn për një fjalim të rrallë të mbretëreshës Elisabeth II.
Ne do ta mundim koronavirusin, theksoi mbretëresha Elizabeth II në një fjalim të rralë televiziv drejtuar britanikëve të prekur nga pandemia.
“Ne do ta mundim dhe kjo fitore do të jetë për secilin prej nesh”, theksoi mbretëresha 93-vjeçare në një fjalim të regjistruar nga kështjella Windsor ndërkohë që koronavirusi i ri ka shkaktuar rreth 5 000 të vdekur në vend.
“Ata që do të vijnë pas nesh do të thonë se britanikët e kësaj gjenerate ishin po aq të forte sa të tjerët”, u shpreh ajo.
Mbretëresha Elizabeth II falenderoi personelin shëndetësor që po lufton kundër pandemicë COVID-19 si dhe britanikët që po qendrojnë në shtëpi për të shmangur përhapjen e virusit, në një fjalim televiziv historik.
“Dëshiroj të falenderoj të gjithë ata që janë në linjën e pare, personelin shëndetësor të sistmit publik NHS dhe të gjithë personelin tjetër shëndetsor”, nënvizoi mbretëresha.
Në SHBA, ku bilanci po i afrohet shifres 10 000 të vdekur, përhapja e virusit është shqetësuese.
“Në ditët e ardhshme, Amerika do të përballet me pikun e kësaj pandemie të tmerrshme. Luftëtarët tanë në këtë betejë për jetë a vdekje janë mjekët tanë të mrekullueshëm, infermierët dhe personeli shëndetësor në linjën e pare”, konfirmoi presidenti amerikan, Donald Trump.
“Java e ardhshme do të jetë një moment si Pearl Harbour ose si 11 Shtatori 2001, por e palokalizuar pasi do të shtrihet në
të gjithë vendin”, paralajmëroi administratori federal i shëndetit publik, Jerome Adams në televizionin NBC.
“Do të jetë një javë e keqe me një përshkallëzim makabër të bilanceve”, shtoi epidemiologu Anthony Fauci, i cili këshillon Shtëpinë e Bardhë në përgjigje të kësaj krizës./ /ec/






















