“Sa blejnë një maskë, të blejnë një bukë”, nisma e Ardiana Handraj artizanes nga Shkodra që qep maska falas

TIRANË, 6 prill/ATSH- A. Fortuzi/ Ardiana Handraj, një artizane dhe rrobaqepëse në Shkodër ka marrë përsipër të qep maska falas, me moton, “Sa blejnë një maskë, të blejnë një bukë”.

Deputetja e Partisë Socialiste e qarkut Shkodër, Senida Mesi, ka pasqyruar nismën e zonjës Ardiana Handraj, e cila në këto kohë të vështirë të COVID-19, ka ndërmarrë një nisëm për t’u marrë shembull, duke qepur maska dhe duke i dhënë ato falas.

“Përshëndetje miq! Në këtë situatë të vështirë për të gjithë, duke u përballuar me virusin COVID-19, ç’mund të themi për gratë e vajzat në biznes dhe ato në linjën e parë të frontit, ato që sakrifikojnë çdo ditë për një familje e shoqëri më të mirë?” – thekson Mesi.

“Dua të promovoj punën dhe vlerësoj sakrificën e grave dhe vajzave në këtë periudhë, por jo vetëm! Bëhu pjesë dhe ti e kësaj nisme dhe më shkruani! Do e filloj me Ardianën, një artizane dhe rrobaqepëse në Shkodër! Ajo ka marrë përsipër të qepë maska falas për ato që kanë nevojë. “Sa blejnë një maskë, të blejnë një bukë”, – thotë ajo! Respekte për idenë dhe kontributin Ardiana Handraj!” – tha Mesi. /a.a//r.e/

 

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.