Ballina Flash

Kosovë/ Gjashtë fluturime në nisje këtë javë nga Prishtina

PRISHTINË, 30 mars /ATSH/ Situata me COVID-19 në Kosovë ka bërë që të ketë ndryshime të shpeshta edhe në itineraret e fluturimeve nga aeroporti “Adem Jashari” në Prishtinë.

Siç njoftojnë nga ky aeroport, për këtë javë janë shtuar edhe dy fluturime në nisje në datat 4 dhe 5 prill.

Gjithsej do të ketë 6 fluturime në nisje këtë javë.

1 prill 2020 – Dy fluturime

GM6143 Prishtinë – Malmo (ora 11:20) CHAIR

GM6043 Prishtinë – Zurich (ora 18:20) CHAIR

3 prill 2020/Një fluturim

GM6143 Prishtinë – Malmo (ora 11:35) CHAIR

4 prill 2020/Dy fluturime

EW5703 Prishtinë – Dusseldorf (ora 15:00) EUROWINGS

GM6075 Prishtinë – Basel (ora 11:45) CHAIR

5 prill 2020/Një fluturim

GM6043 Prishtinë – Zurich (ora 11:45) CHAIR

Për ndonjë ndryshim eventual në nisjet e planifikuara, ANP “Adem Jashari” kërkon që udhëtarët të jenë në kontakt me kompanitë ajrore apo përfaqësuesit e tyre./KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAUSTRI – Qeveria urdhëron përdorimin e detyrueshëm të maskave
Artikulli tjetërCOVID 2/ Spitali “Shefqet Ndroqi”, kapacitet prej 190 shtretërish