Ballina Bota

AUSTRI – Qeveria urdhëron përdorimin e detyrueshëm të maskave

VJENË, 30 mars /ATSH-DPA/ – Të gjithë austriakët do të duhet të përdorin maska për fytyrën gjatë blerjeve të ushqimeve, njoftoi sot qeveria, duke prezantuar një tjetër masë të ashpër për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.

Austria është një nga vendet e parë europiane që ndërmori hapa të rreptë kundër Covid-19. Përveç Austrisë, më 18 janar, republika Çeke prezantoi mbajtjen e detyrueshme të maskave për fytyrën.

“Menjëherë sapo supermarketet të furnizohen me masa, çdo blerësi do i dorëzohet një e tillë kur të hyjë në dyqane”, deklaroi kancelari, Sebastian Kurz në një konferencë për shtyp.

Sipas planit të qeverisë, maskat do të bëhen gjithashtu të detyrueshme edhe në situata të tjera kur individët kanë kontakt më të afërt. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOperacionet humanitare vijojnë në Lushnjë/ Kryebashkiaku Tushe për ATSH-në: Kemi shpërndarë 350 pako ushqimore, gati 1 mijë të tjera
Artikulli tjetërKosovë/ Gjashtë fluturime në nisje këtë javë nga Prishtina