Ballina Aktualitet

COVID-19/ Shtetasit shqiptarë që kanë mbetur në Austri nuk do të penalizohen

TIRANË, 20 mars/ATSH/ -Të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Austri dhe tejkalojnë qëndrimin e lejuar në hapësirën Schengen, nuk do të penalizohen.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Austri, të cilët tejkalojnë qëndrimin e lejuar në hapësirën Schengen dhe dëshmojnë se për shkak të situatës së COVID-19 e kanë të pamundur lëvizjen, nuk do të penalizohen.

Gjithashtu, autoritetet austriake kanë informuar se shtetasit e vendeve të tjera, nuk do të lejohen të hyjnë në Austri duke filluar nga dita e sotme, datë 20 mars 2020, me përjashtim të atyre që kanë leje qëndrimi të vlefshme në Austri.

/gj.mima/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTabaku: Qeveria mund të ndihmojë biznesin e vogël duke i anuluar parapagesën e taksave
Artikulli tjetërBashkia Shkodër ndihma për familjet në nevojë