MADRID, 16 mars /ATSH-AFP/ – Spanja regjistroi rreth 1 000 raste të reja me COVID-19 në 24 orë dhe numri i të vdekurve ka kaluar nga 288 persona në 297 , sipas një bilanci të ri të publikuar nga autoritetet.
“Numri i rasteve të konfirmuara ka arritur në 8 744”, theksoi Fernando Simon, zyrtar i qendrës kombëtare të alarmit shëndetësor.
Kjo rritje e numrit të rasteve tregon një ngadalësim nga 2 000 raste që ishin regjistruar të shtunën dhe të dielën.
Në numrin total të rasteve, më shumë se gjysma janë në rajonin e Madridit, 4 665, zona më e prekur në vend.
Për të frenuar përhapjen e virusit, Spanja ka dekretuar gjendjen e jashtëzakonshme dhe është future në izolim./ /ec/ a.jor.






















