Ballina Flash

Koronavirusi/ Pezullohen të gjitha fluturimet nga aeroporti i Prishtinës

PRISHTINË, 16 mars/ATSH/ Nga dita e sotme pezullohen të gjitha fluturimet nga aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”.

Duke filluar nga ora 00:00 e datës 16 mars ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë së Kosovës, që u mor të premten në mbrëmje, për pezullimin e fluturimeve nga Aeroporti i Prishtinës.

Përjashtim bëjnë linjat e udhëtimit në ardhje me ekuipazh, por pa udhëtarë që shërbejnë vetëm për largim të udhëtarëve nga Kosova.

Kjo u bë si masë shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me virusin CODIV-19.

“Nga data 16 mars 2020 ora 00:00, bëhet pezullimi i përkohshëm i të gjitha linjave të udhëtimit ajror në Aeroportin e Prishtinës, përveç fluturimeve ushtarake, dhe emergjencave medicinale (MEDIVAC). Përjashtim bëjnë linjat e udhëtimit në ardhje me ekuipazh, por pa udhëtarë që shërbejnë vetëm për largim të udhëtarëve nga Kosova”, thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovës.

Kjo ishte një nga masat që janë ndërmarrë gjatë këtyre ditëve për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Gjithashtu është marrë vendim edhe për mbylljen e kufijve tokësorë për udhëtarët që hyjnë në Kosovë, por kjo nuk vlen për qytetarët kosovarë. Të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët hyjnë përmes këtyre kufijve do t’iu nënshtrohen kontrolleve të shtuara mjekësore me urdhrin që ata të vetizolohen për 14 ditë./KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSPANJË – Rreth 1 000 raste më shumë me COVID-19 në 24 orë
Artikulli tjetërIKSHPK: Ju lutemi me shpirt, qëndroni në shtëpi!