Ballina Bota

ITALI – Rrënojat arkeologjike tashmë vetëm…  virtualisht!

ROMË, 16 mars /ATSH-AFP/- Të mbyllura për publikun për shkak të koronavirusit, vendet më të famshme arkeologjike italiane, veçanërisht Pompei dhe Herkulaneum, kanë vendosur të ofrojnë turne virtuale në rrjetet sociale.

Në përputhje me urdhrin e qeverisë “Unë rri në shtëpi”, Pompei, i njohur si trashëgimi botërore dhe vendi i tretë më i vizituar në Itali, pas Koloseut në Romë dhe Muzeut “Uffizi” në Firence, ka ofruar në internet një video, ku tregon historinë e vendit dhe se si u varros ai nga shpërthimi i Vezuvit, afër Napolit.

Faqja e Herculaneum, gjithashtu afër Napolit, publikon çdo të mërkurë në rrjetet sociale imazhe dhe video që promovojnë veprat e tij më të bukura.

Faqja “Paestum” pati idenë origjinale që të përdorë objekte nga koleksionet e saj për të rritur ndërgjegjësimin në luftën kundër koronavirusit: një amforë për të kujtuar larjen e duarve./ /ervo/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – Kërkohej për dënimin me burg, por ishte shndërruar në… murgeshë!
Artikulli tjetërCOVID-19/ Rakacolli: Nuk ka mungesë tamponësh, por në kushtet e pandemisë, bëhet vetëm kur ka rast të dyshuar