SOFT NEWS – Kërkohej për dënimin me burg, por ishte shndërruar në… murgeshë!

VAREZE, 16 mars /ATSH/ – Ajo nuk është një murgeshë. Policia mbërrin në manastir dhe e arreston. Kjo është historia aventurë e nje gruaja qe hiqej si murgeshë, shkruhet në faqen italiane të internetit www.today.it.

Një 47-vjeçare kishte qënë e dënuar në mungesë me dy vjet dhe katër muaj për mashtrim dhe krime të tjera, por nuk kishte arritur te përfundonte në burg.

Kështu që për t’i shpëtuar kapjes ajo kishte filluar të pretendonte se ishte murgeshë.

Gruaja, përfitonte nga mikpritja në manastire të ndryshme duke u shtirur se ishte një fetare me probleme shëndetësore.

Me këtë strategji ajo kishte arritur të pritej në struktura të ndryshme fetare në Lombardi dhe Piemonte.

Në fund, falë një denoncimi nga një murgeshë e vërtetë ajo u gjet nga policia e Gallarate, në provincën e Varezes./ /os/  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.