Ballina Bota

BRUKSEL – Bien shitjet e makinave në BE

ROMË, 18 shkurt /ATSH-DPA/ – Shitjet e makinave të reja në Bashkimin Europian pësuan rënie nga viti në vit me 7,5% në muajin janar, njoftoi sot një grup i industrisë, duke fajësuar taksat e reja.

Shoqata Europiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA), njoftoi se muajin e kaluar në BE u regjistruan më pak se 957 000 makina të reja.

“Ndryshimet e taksave nga disa shtete anëtare të BE-së për vitin 2020 tërhoqën regjistrimet në dhjetor 2019 duke shpjeguar këtë rënie të janarit”, deklaroi ACEA.

“Faktorë të tjerë kontribues përfshinë dobësimin e kushteve ekonomike globale dhe pasigurinë e shkaktuar nga largimi i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian,” shtoi grupi. / /sara/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKonferenca e Donatorëve/ Fotoalbum i një dite të paharrueshme shqiptare në zemër të Europës
Artikulli tjetërSuperliga, “Kukësi” zgjedh “Air Albania” për supersfidën ndaj “Tiranës”