Ballina Aktualitet

Konferenca e Donatorëve/ Fotoalbum i një dite të paharrueshme shqiptare në zemër të Europës

TIRANË, 18 shkurt/ATSH/ 1.15 miliardë euro u akorduan për rimëkëmbjen e Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit në Konferencën e Donatorëve, që u zhvillua dje në Bruksel.

“Ditë të paharrueshme shqiptare në zemër të Europës”, e cilësoi sot Kryeministri Edi Rama Konferencën e Donatorëve.

“Mirëmëngjes me fotoalbumin e një dite të paharrueshme shqiptare në zemër të Europës”, tha Kryeministri Rama.

Në fjalën e mbajtur dje në përfundim të Konferencës së Donatorëve, Kryeministri Rama vlerësoi se shuma e mbledhur tejkaloi të gjitha pritshmëritë dhe është përtej imagjinatës më të shfrenuar.

Konferenca e Donatorëve “Së bashku për Shqipërinë” u organizua nga Bashkimi Europian duke mbledhur së bashku përfaqësues nga 100 shtete, për mbështetjen e programit të rindërtimit në Shqipëri pas tërmetit që goditi vendin më 26 nëntor 2019.

/m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKonferenca e Donatorëve, DW: Asnjёherё mё parё nuk janё mbledhur kaq fonde për Shqipёrinё
Artikulli tjetërBRUKSEL – Bien shitjet e makinave në BE