Superliga, “Kukësi” zgjedh “Air Albania” për supersfidën ndaj “Tiranës”

TIRANË, 18 shkurt/ATSH-A. Fortuzi/-“Kukësi” ka zgjedhur “Air Albania Stadium” për supersfidën e javës së 23-të të superligës ndaj “Tiranës”.

Kryesuesit e Superligës kanë vendosur të transferohen nga “Elbasan Arena” në kryeqytet për t’u ndeshur me “Tiranën” në një sfidë decizive për titullin.

Kuksianët kanë zhvilluar sfidën me “Partizanin” në “Air Albania”, duke e fituar këtë të fundit me rezultatin 1-0. Kukësi e sheh impiantin e ri si fatsjellës, duke spostuar edhe “Tiranën” në stadiumin modern.

Ndeshja mes dy skuadrave do të zhvillohet të premten e 21 shkurtit, në ora 18:00.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.