Ballina Bota

TURQI – Katër ushtarë turq humbin jetën nga sulmi i forcave të Asad-it

ANKARA 3 shkurt /ATSH-AA/ – Të paktën katër ushtarë turq humbën jetën dhe nëntë të tjerë u plagosën si pasojë e granatimeve intensive nga forcat e regjimit të Bashar al-Asadit në veriperëndim të Sirisë, deklaroi Ministria turke e Mbrojtjes.

Në një deklaratë, ministria tha se ”ushtarët të cilët u dërguan si përforcim në rajon me qëllim të parandalimit të konflikteve në zonën e deeskalimit të Idlibit, u sulmuan nga forcat e regjimit, edhe pse pozicionet e tyre ishin të koordinuara më parë”.

”Një prej ushtarëve të plagosur është në gjendje kritike”, tha ministria, duke shtuar se ”Forcat e Armatosura Turke u janë përgjigjur sulmeve dhe kanë shkatërruar objektivat”./ /os/ a.jor.

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLista me më të kërkuarit, Policia publikon dhe dy emra të tjerë
Artikulli tjetër​LDK, emrat e deputetëve të rinj që do të zënë vendet e ministrave