Ballina Bota

BRUKSEL – Barnier paralajmëron Britaninë e Madhe

BRUKSEL, 3 shkurt, /ATDH-ANSA/- Britania e Madhe nuk do të jetë më në gjendje të përfitojë nga të drejtat dhe përparësitë ekonomike, nëse largohet nga tregu i vetëm dhe bashkimi doganor më 31 dhjetor, tha kryenegociatori i BE-së Michel Barnier, duke prezantuar projektmandatin për negociatat mbi marrëdhëniet e ardhshme me Britaninë e Madhe.

“Britania e Madhe kërkon një marrëveshje me Brukselin pas Brexit-it, të bazuar në tregtinë e lirë, që nuk kërkon përafrim me rregullat dhe standardet e BE-së mbi politikën e konkurrencës, subvencionet, mbrojtjen sociale, mjedisin apo diçka të tillë”, tha Boris Johnson, duke sqaruar qartë platformën e tij negociuese.

Michel Barnier tha se marrëdhënia tregtare mes BM dhe BE-së është e krahasueshme me atë të Kanadasë (tregti e lirë me pothuajse zero taksa) dhe më e ngjashme me atë të Australi-BE (marrëdhënie minimale)./ /ervo/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Lufthansa anulon fluturimet në Pekin dhe Shanghai
Artikulli tjetërEBA – Zbulohen 2,3 trilionë metra kub gaz