Ballina Bota

GJERMANI – Lufthansa anulon fluturimet në Pekin dhe Shanghai

FRANKFURT, 3 shkurt /ATSH-DPA/ – Lufthansa do të anulojë më shumë fluturime për në Kinë, përfshirë edhe nga filialet e saj Swiss dhe Austrian Airlines, njoftoi sot kompania.

Në njoftimin e ri, kompania shtoi se nuk do të ketë asnjë fluturim për në Pekin apo Shanghai deri më 29 shkurt dhe fluturimet në destinacionet e tjera, Nanjing, Shenyang dhe Qingdao, do të anulohen deri më 28 mars.

Javën e kaluar, Lufthansa deklaroi se do të anulonte fluturimet deri më 9 shkurt. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZELANDË E RE – Bllokohen turistët në fjord si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm
Artikulli tjetërBRUKSEL – Barnier paralajmëron Britaninë e Madhe