Ballina Bota

ZELANDË E RE – Bllokohen turistët në fjord si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm

UELLINGTON, 3 shkurt /ATSH-DPA/ – Rreth 200 turistë janë në pritje të evakuimit nga Milford Sound i Zelandës së Re, pasi shirat e rrëmbyeshëm dëmtuan rrugën e vetme për në një nga destinacionet më të njohura turistike të vendit.

Gjithashtu, 31 persona të tjerë mbetën të izoluar në një kasolle gjatë natës, për shkak të rrëshqitjeve të dheut.

Kontrollori i Menaxhimit të Emergjencave në Southland, Angus McKay deklaroi se 31 personat e mbetur në kasolle ishin të sigurt dhe përparësia kryesore ishte nxjerrja e tyre së bashku me të tjerë, që mund të jenë të bllokuar në vende të ndryshme. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPaketa “Anti KÇK”/ Gjonaj: Angazhim konkret për të rritur luftën kundër krimit të organizuar
Artikulli tjetërGJERMANI – Lufthansa anulon fluturimet në Pekin dhe Shanghai