Ballina Bota

UNICEF: Një vajzë e varfër në tre, nuk ka shkuar kurrë në shkollë

ROMË, 20 janar /ATSH-ANSA/ – Ende sot në botë pothuajse një vajzë e re dhe e varfër në tre të tilla nuk ka shkuar kurrë shkollë, sipas një studimi të ri të UNICEF.

Sipas studimit të organizatës që operon në 42 vende, rreth 44% e vajzave dhe 34% e djemtë që i përkisnin 20% të familjeve më të varfra, nuk kanë ndjekur asnjëherë shkollën.

“Në Itali më pak se 20% e burimeve publike për arsimin ka për qëllim fëmijët e familjeve më të varfra dhe më shumë se 20% për fëmijët e familjeve më të pasura”, deklaroi  Francesco Samengo, president i UNICEF ​​Italia.

”Varfëria dhe edukimi kushtëzon jetën e fëmijëve dhe të rinjve. Investimi në arsim do të thotë zgjidhje rrënjësore e varfërisë, me përfitime të mëdha për të gjitha vendet’’, shtoi ai./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShtëpia e Policisë së Shtetit, dyer të hapura për nxënësit e shkollave
Artikulli tjetërForumi kundër Korrupsionit/ Ministria e Drejtësisë, ftesë shoqërisë civile