Ballina Flash

Shtëpia e Policisë së Shtetit, dyer të hapura për nxënësit e shkollave

 

TIRANË, 20 janar/ATSH-A. Fortuzi/- Në kuadër të aktiviteteve për 107-vjetorin e krijimit të Policisë shqiptare, si dhe në vijim të bashkëpunimit mjaft të mirë me shkollat, nxënësit e gjimnazit “Ismail Qemali” zhvilluan një vizitë në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Nxënësit fillimisht janë pritur nga Drejtori i Menaxhimit dhe Drejtimit Drejtues Skënder Doda, njëherazi edhe President i IPA Albania.

Siguria në shkollë, siguria e jetës në rrugë, si dhe parandalimi i fenomeneve negative në shkolla ishin temat e trajtuara nga z. Doda dhe nga Shefi i Sektorit për Sigurinë Rrugore Drejtues Skënder Ismaili gjatë bashkëbisedimit me nxënësit, të cilët drejtuan pyetje të shumta rreth këtyre tematikave. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdërgjegjësimi i biznesit për deklarimin/ Efekte pozitive në rritjen e pagave për 34% të punonjësve
Artikulli tjetërUNICEF: Një vajzë e varfër në tre, nuk ka shkuar kurrë në shkollë