Ballina Bota

SHBA – Kina zotohet të blejë 200 miliardë dollarë mallra shtesë amerikanë

UASHINGTON, 15 janar /ATSH-AFP/- Kina është zotuar të blejë 200 miliardë dollarë mallra shtesë amerikanë gjatë dy viteve të ardhshme, sipas tekstit të marrëveshjes tregtare të nënshkruar sot nga presidenti amerikan Donald Trump dhe zëvendëskryeministri kinez, Liu He.

Këto blerje, të cilat bazohen në nivelet e importit kinez të vitit 2017, para shpërthimit të luftës tregtare, përfshijnë 77,7 miliardë dollarë blerje shtesë nga sektori i prodhimit, 52,4 miliardë dollarë nga sektori i energjisë, 37,9 miliardë shërbime dhe 32 miliardë produkte bujqësorë, shkruhet në tekst.

Blerjet duhet të ulin deficitin tregtar amerikan./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëri-Itali, bashkëpunime në fushën e trashëgimisë kulturore, kinematografi dhe artet pamore
Artikulli tjetërMasakra e Reçakut/ Cakaj: Para drejtësisë frymëzuesit politikë dhe zbatuesit ushtarakë të spastrimit etnik