Shqipëri-Itali, bashkëpunime në fushën e trashëgimisë kulturore, kinematografi dhe artet pamore

TIRANË, 15 janar/ATSH/ Shqipëria dhe Italia do të forcojnë më tej bashkëpunimin në fushën e kulturës.

Kështu u deklarua gjatë një takimi që ministrja e Kulturës, Elva Margariti, zhvilloi në Tiranë me zëvendësministren italiane të Kulturës, Anna Laura Orico.

“Kënaqësi që ndanim të njëjtin mendim mbi ruajtjen e identitetit kulturor, në hapësirën që na bashkon, në Mesdhe. Pata mundësi të takoja në Tiranë zëvendësministren italiane të Kulturës, Anna Laura Orico, ku diskutuam mbi bashkëpunime të ardhshme në fushën e trashëgimisë kulturore materiale dhe jo materiale, si edhe projekte të përbashkëta në kinematografi, apo për sa i përket fushës së arteve pamore, operistikës dhe librit”, shprehet Margariti./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.