Ballina Bota

GJERMANI – Schweitzer: 2020-ta vit sfidues për ekonominë

BERLIN, 27 dhjetor /ATSH-DPA/ – Përfaqësuesit e industrisë gjermane parashikojnë që viti 2020 do vazhdojë të jetë një vit i vështirë, pasi në vitin 2019 ekonomia pësoi rënie për shkak të mosmarrëveshjeve tregtare dhe pasigurisë politike.

“Aktualisht kemi një tkurrje të ekonomisë”, deklaroi kreu i Federatës së Industrive Gjermane (BDI), Dieter Kempf.

Presidenti i Dhomës gjermane të Industrisë dhe Tregtisë (DIHK) Eric Schweitzer u tregua disi më optimist duke vënë në dukje se indeksi i besueshmërisë ishte përmirësur paksa.

“Megjithatë përgjigjet konkrete nga shumë kompani ende të nxjerrin në një konkluzion: 2020 do të jetë një vit sfidues për ekonominë gjermane”, shtoi Schweitzer.

Lufta tregtare midis SHBA-së dhe disa vendeve të tjera, si dhe pasiguria për Brexit-in dhe konfliktet ndërkombëtare kanë tkurrur ekonominë botërore. / / sara/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIbrahimoviç firmos për Milanin: Do të bëj çmos për të arritur objektivat
Artikulli tjetërFOTO/ Pelikani Kaçurrel përgatitet për folezim, ndihmohet nga specialistët e parkut Divjakë