Ballina Bota

FRANCË – Macron i gatshëm për përmirësimin e projektreformës së pensioneve

PARIS, 18 dhjetor /ATSH-AFP/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron është i gatshëm të përmirësojë projektreformën e pensioneve, objekt i grevave dhe manifestimeve që prej dy javësh, njoftoi sot kabineti i tij para bisedimeve të mëtejshme të qeverisë dhe partnerëve sociale.

“Presidenti francez nuk do ta braktisë projektin e kundërshtuar, por ai është i gatshëm ta përmirësojë nëpërmjet diskutimeve me sindikatat”, theksoi presidenca duke parashikuar avancime deri në fund të javës.

Me përfaqësuesin e ri të planit të reformës së pensioneve të qeverisë, Laurent Pietraszewski, kryeministri Eduard Philippe priti liderët e sindikatave në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për të dalë nga kjo krizë që ka paralizuar gjerësisht transportin publik.

Sipas presidencës, Macron është i vendosur për objektivin për të arritur një ndërprerje të mobilizimit gjatë festave të fundvitit./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAFGANISTAN – Metamfetamina fiton terren ndaj drogave të tjera
Artikulli tjetërLigji 100% i dakordësuar me BE dhe OSBE/Vetëm fillimi që do rregullojë historinë e shpifjeve në këtë vend