AFGANISTAN – Metamfetamina fiton terren ndaj drogave të tjera

KABUL, 18 dhjetor /ATSH-AFP/ – Në një qendër të gjerë rehabilitimi, që ndodhet jashtë Kabulit, dhjetëra toksikomanë zbresin nga makinat e policisë, viktima të një epidemie të re, asaj të varësisë nga metamfetamina, që po fiton terren ndaj drogave të tjera në Afganistan.

Të ndaluar në rrugët e kryqytetit, ata i janë nënshtruar një programi dezintoksikimi të detyrueshëm si pasojë e kërkesës në rritje për metamfetaminë në një vend të përfshirë nga opiumi dhe heroina.

“Jeta ime është copëtuar nga toksimania”, theksoi Sulaiman, 25 vjeç.

Pacientët e Ibn Sina, qendra më e madhe e dezintoksikimit të Afganistanit, ndjekin një kurë 45-ditore.

Ibn Sina strehon aktualisht qindra pacientë./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.