Ballina Aktualitet

EMSC: Tërmetet nuk parashikohen, aktiviteti sizmik në Shqipëri normal pas tërmetit me magnitudë 6.3

TIRANË, 28 nëntor /ATSH/ -Qendra Sizmologjike Europiane e Mesdheut (EMSC) ka siguruar se aktiviteti sizmik që po ndodh në Shqipëri këto ditë është normal pas një tërmeti me magnitudë 6.4

Të pyetur nga qytetarët shqiptar në lidhje me një lajm që po qarkullon për një tërmet tjetër të mundshëm pas rënies së shirave, EMSC thekson se, “jo, nuk ka një mënyrë për të parashikuar tërmetet dhe disa ditë reshje shiu nuk do të ndryshojnë situatën sizmike. Ajo që është e qartë është se për shkak të aktivitetit pas tërmetit, njerëzit nuk duhet të qëndrojnë në ndërtesa, të cilat janë prekur nga tërmetet e mëparshme. Shpresoj që kjo të ndihmojë”.

Të pyetur nga një tjetër qytetare nëse tërmetet e vogla që po vazhdojnë të bien në Shqipëri janë normale, EMSC shton se, “po aktiviteti është normal pas një tërmeti me magnitudë 6.3. Kanë filluar të ulen dhe duhet të vazhdojnë të ulen me kohën, por do të zgjasë me ditë, javë dhe ndoshta muaj”.

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKROACI – Caritas-i fushatë për ndihma për Shqipërinë
Artikulli tjetërFOTO/ Mbyllen çadrat në Sukth të Ri, qytetarët e dëmtuar nga tërmeti akomodohen në hotele