KROACI – Caritas-i fushatë për ndihma për Shqipërinë

ZAGREB, 28 nëntor /ATSH-HINA/ – Organizata kroate humanitare e kishës katolike “Caritas Kroaci” nisi një fushatë të ndihmës së shpejtë për viktimat e tërmetit në Shqipëri dhe dërgoi një ndihmë financiare me vlerë 10 000 euro për Caritas-in shqiptar, njoftoi Caritas Croatia.

“Ndiejmë keqardhje për popullin shqiptar, jeta e të cilit ndryshoi në mënyrë dramatike në një moment të shkurtër, ku humbën të dashurit e tyre ose fati i të cilëve nuk dihet akoma. Me këtë ndihmë modeste, por konkrete dhe me lutje, duam të tregojmë unitet në këtë situatë të vështirë për ta”, deklaroi Fabijan Svalina, kreu i Caritas Croatia.

Ai u bëri thirrje qytetarëve dhe kompanive kroate të bashkohen në fushatë dhe të shprehin solidaritet me viktimat./ /sara/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.