Ballina Bota

AUSTRI – Han: Gabimi i BE-së për Tiranën dhe Shkupin duhet rregullohet menjëherë

VJENË, 28 nëntor /ATSH-MIA/ – Refuzimi i presidentit francez Emanuel Makron për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është gabim i madh strategjik, i cili duhet të rregullohet menjëherë, theksoi eurokomisari i deritanishëm për Zgjerimin Johanes Han, i cili në përbërjen e re  të Komisionit Europian merr postin e komisionerit për buxhetin dhe administratën.

Në një deklaratë për gazetën “Handelsblat” Han paralajmëroi për pasojat negative që mund të shkaktojë kundërshtimi i  Parisit për hapjen e dyerve të BE-së për Shkupin dhe Tiranën.

“Dëshira për reforma dhe implementim zvogëlohet në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Besueshmëria e  BE-së është e rrezikuar, ndërsa korruptohen edhe forcat politike proeuropiane në rajon”, theksoi Han, duke shtuar edhe njëherë se vendimi i Makronit në tetor ka qenë “gabim serioz historik”.

Han bëri thirrje për rregullim të shpejtë të dëmit nga bllokimi francez  dhe theksoi se shpresonte që kjo të ndodhë në takimin e parë të vitit të ardhshëm.

“Besueshmëria mund të kthehet nëse BE-ja arrin qëndrim të përbashkët për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet t’u jepet perspektivë europiane, pasi ajo është në interes edhe të BE-së”, thotë Han.

“Kuptohet, legjitime është të bisedohet  për përmirësimin e metodologjisë, por ajo nuk duhet të shfrytëzohet si arsyetim për anulimin e vendimit për fillim të negociatave  me Shkupin dhe Tiranën”, theksoi Johanes Han.

“Largimi i BE-së nga Ballkani Perëndimor mund të shkaktojë edhe pasoja të sigurisë”, shtoi ai.

“Stabiliteti i Ballkanit mund të garantohet vetëm nëse gjashtë vendet e rajonit hyjnë në BE. Ajo është mënyra e vetme për arritje të paqes së përhershme dhe prosperitetit. BE-ja tashmë nuk është vetëm në Ballkan. Kina dhe Rusia  investojnë shumë, ndërsa Turqia dhe shtetet e Gjirit Persik gjithashtu bëjnë përpjekje  të hyjnë në vendet e BE-së”, nënvizoi Han./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakE-albania, adresa për të kontribuar drejtpërdrejt për familjet e prekura nga tërmeti
Artikulli tjetërFRANCË – Macron pret kreun e NATO-s pas kritikave