Ballina Bota

GJERMANI – Qeveria forcon arsenalin kundër ekstremizmit të djathtë

BERLIN, 30 tetor /ATSH-AFP/ Qeveria gjermane njoftoi sot masat e marra për të luftuar dhunën e forcave të ekstremit të djathtë, veçanërisht në shitjen e armëve dhe gjuhën e urrejtjes në internet, vetëm disa javë pas sulmit antisemit dhe racist në Halle.

“Kërcënimi i ekstremizmit të djathtë dhe terrorizmit të djathtë, si edhe ai i lidhur me antisemitizmin, është shumë i lartë në Gjermani”, deklaroi ministri i Brendshëm, Horst Seehofer, në një konferencë shtypi në Berlin, për të justifikuar këtë iniciativë.

Gjermania miratoi në vitin 2017 një nga ligjet më kufizuese në Europë kundër shpifjeve në internet.

Tani, operatorët e platformave në internet duhet të raportojnë në polici përmbajtje të caktuara problematike, siç janë kërcënimet me vdekje dhe nxitja e urrejtjes, si edhe adresat IP lidhur me to./ /ervo/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTeknologjia 5G, mundësi e jashtëzakonshme për transformime epokale në shumë fusha
Artikulli tjetërBRUKSEL – Komisioni i BE-së kërkon shkëmbim të dhënash me Zelandën e Re për të luftuar terrorizmin