Ballina Bota

FRANCË – Macron do të vizitojë Kinën

PARIS, 30 tetor /ATSH-DPA/ Presidenti francez, Emmanuel Macron, do të vizitojë Kinën të hënën. Vizita do të zgjasë tri ditë, ku përfshihen angazhime tregtare, kulturore dhe politike, deklaruan sot burime të zyrës së tij.

Në një veprim të pazakontë, ministrja gjermane e Arsimit, Anja Karliczek dhe komisioneri i Bujqësisë së BE-së, Phil Hogan, i cili pritet të marrë përsipër postin e Tregtisë në dhjetor, do i bashkohen Macron për të paktën një pjesë të vizitës.

Fillimisht presidenti francez do të vizitojë Shangain, ku do të marrë pjesë në ekspozitën e dytë të Importit Ndërkombëtar në Kinë dhe do të mbajë një fjalim me presidentin Kinez Xi Jinping, theksuan burimet.

Të martën, Macron do të drekojë me artistë kinezë dhe do të hapë në Shanghai një degë të qendrës së artit “Pompidou”, që ndodhet në Paris, kjo do të jetë dega e parë e tillë jashtë Europës.

Burimet franceze deklaruan se shpresojnë të nënshkruhen kontrata të mëdha tregtare, si dhe një deklaratë të përbashkët për çështjet e klimës dhe biodiversitetit, të cilave Macron i ka dhënë një përparësi diplomatike. / /sara/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNegociatat, Balla: Mirënjohës për mbështetjen e Presidentit të PE-së, Sassoli
Artikulli tjetërSHBA apel prokurorëve: Dënoni më shumë trafikantë, shfrytëzojeni vrullin e reformës në drejtësi