Ballina Aktualitet

Negociatat, Balla: Mirënjohës për mbështetjen e Presidentit të PE-së, Sassoli

TIRANË, 30 tetor/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi sot pas publikimit të lajmit se Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli do të vizitojë Shqipërinë në fillim të muajit dhjetor.

Balla shprehu mirënjohjen për Presidentin e Parlamentit Europian, David Sassoli, i cili ka mbështetur fillimin e menjëhershëm të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas Ballës, Parlamenti Europian tregoi angazhim të plotë në vazhdimësinë e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Parlamenti Europian tregoi angazhim të plotë në vazhdimësinë e zgjerimit të BE në Ballkanin Perëndimor. Mirënjohës Presidentit të Parlamentit Europian për mbështetjen e tij në favor të fillimit të menjëhershëm të bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian”, tha Balla./m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Komisioni i BE-së kërkon shkëmbim të dhënash me Zelandën e Re për të luftuar terrorizmin
Artikulli tjetërFRANCË – Macron do të vizitojë Kinën