Ballina Bota

POLONI – Agjencia e Inteligjencës arreston të dyshuarin për spiunazh

VARSHAVË, 28 tetor /ATSH-DPA/ Agjencia e kundërspiunazhit polak “ABW” arrestoi një person të dyshuar për spiunazh.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm akuzoi personin e identifikuar si Piotr S, se punon për një shërbim të huaj të inteligjencës dhe për mbajtje pa leje të armëve të zjarrit.

Sipas transmetuesit publik polak “TVP Info”, personi i akuzuar kishte punuar për agjencinë e spiunazhit të Rusisë.

Autoritetet kontrolluan apartamentin dhe vendin e tij të punës, si dhe konfiskuan një armë zjarri, municione, dokumente dhe pajisje elektronike për ruajtjen e të dhënave.

U kontrolluan gjithashtu dhe personat të cilët kanë qenë në kontakt me Piotr S dhe u gjet një armë tjetër dhe municione.

Gjykatësi përgjegjës urdhëroi një periudhë tremujore paraburgim për të dyshuarin. / /sara/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Marrëveshje bashkëpunimi mes agjencive të zonave të mbrojtura shqiptare dhe izraelite
Artikulli tjetërMeta-Stoltenberg: Vlerësim i merituar i pranisë së Shqipërisë në misionet e NATO-s