Ballina Flash

FOTO/ Marrëveshje bashkëpunimi mes agjencive të zonave të mbrojtura shqiptare dhe izraelite

TIRANË, 28 tetor /ATSH/ U nënshkrua sot marrëveshja e bashkëpunimit midis agjencive të zonave të mbrojtura shqiptare dhe izraelite për menaxhimin e zonave të mbrojtura dhe ekosistemeve në Shqipëri.

Kjo marrëveshje vjen si një punë e nisur prej kohësh me shtetin e Izraelit dhe ekspertiza e asistenca më e mirë izraelite do t’i shndërrojë zonat tona të mbrojtura në histori suksesi dhe destinacione të mirëfillta turistike.

“Një punë e nisur prej kohësh me shtetin e Izraelit, finalizohet me një marrëveshje bashkëpunimi midis 2 agjencive të zonave të mbrojtura shqiptare dhe izraelite për menaxhimin e zonave të mbrojtura dhe ekosistemeve në Shqipëri. Ekspertiza dhe asistenca më e mirë izraelite për të shndërruar zonat e mbrojtura në histori suksesi dhe në destinacione të vërteta turistike”, shprehet ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Zonat e Mbrojtura në Shqipëri vlerësohen si një mundësi efektive për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm. Ato përfaqësojnë në vetvete, resurse të jashtëzakonshme dhe bukuri natyrore, që tërheqin në vazhdimësi turistë vendas dhe nga vende të tjera të botës.

Në Shqipëri, zonat e mbrojtura zënë 20% të territorit ose e shprehur ndryshe, 1 në çdo 6 metra katrorë është zonë e mbrojtur. /a.a/r.e/

 

 

 

 

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBardhi: Ndëshkimi i zyrtarëve të lartë, një nga kushtet e Bundestagut për hapjen e negociatave
Artikulli tjetërPOLONI – Agjencia e Inteligjencës arreston të dyshuarin për spiunazh