Ballina Flash

Veliaj mban fjalën, nis menjëherë rindërtimi i shtëpisë së Fiqiri Lamit në Mazrek

TIRANË, 1 tetor/ATSH/- Një javë më parë, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj do i premtonte vajzës së vogël të familjes Lami në Mazrek, Sonilës, rindërtimin nga e para të shtëpisë së shkatërruar nga tërmeti.

Menjëherë pas vizitës në këtë familje, mjetet e rënda të kompanisë që iu përgjigj thirrjes së bashkisë së Tiranës duke adoptuar rindërtimin e kësaj banese, kanë filluar prishjen e rrënojave të mbetura për të hapur themelet e shtëpisë së re, më të fortë dhe me kushte shumë herë më të mira.

Ka qenë vetë kryebashkiaku Erion Veliaj i cili ka publikuar pamjet nga punimet që po ecin me ritme të shpejta.

“Nisi rindërtimin dhe shtëpia e Mom Hidës e Fiqiri Lamit në Mazrek e dëmtuar përtej riparimit nga tërmeti i fundit! Mirënjohje Luan Bregasit që e mori përsipër dhe ta gëzojë ija shtëpinë e re pas pak kohësh”, shkruan Veliaj.

Familja Lami përbëhet nga 6 pjesëtarë në familje, Fiqiriu kryefamiljari, mamaja e tij, bashkëshortja dhe tri fëmijë./k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAUSTRI – Strache tërhiqet nga jeta politike
Artikulli tjetërZVICËR – OBT, përgjysmohet vlera e parashikuar e rritjes së tregtisë globale