Ballina Bota

AUSTRI – Strache tërhiqet nga jeta politike

AUSTRI, 1 tetor /ATSH-AFP/- Ish-kreu i së djathtës ekstreme FPO, Heinz-Christian Strache, njoftoi gjatë një konference për shtyp largimin e tij nga jeta politike. Ky njoftim vjen disa muaj pas skandalit për korrupsion, që e detyroi Strache-n të dorëhiqej nga drejtimi i partisë, të cilën e kishte udhëhequr për 14 vjet me radhë.

Strache tha se dëshironte të shmangte me çdo kusht përçarjet brenda partisë së tij, në një kohë kur fati i kësaj figure të ekstremit të djathtë u kthye në temë debati.

Ish-kreu i FPO-së shtoi, gjithashtu, se e ka vënë në pritje anëtarësimin në parti, derisa emri i tij të pastrohet nga çdo dyshim, ndërkohë që mohon çdo keqbërje nga ana e tij.

Gjatë rënies, ai tërhoqi me vete tërë qeverinë, gjë që çoi në zgjedhje parlamentare të parakohshme, të cilat u mbajtën ditën e diel dhe përfunduan me triumfin e Sebastian Kurz-it./ /ervo/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNënkolonel Christopher Maycocl atasheu i ri ushtarak i Mbretërisë së Bashkuar
Artikulli tjetërVeliaj mban fjalën, nis menjëherë rindërtimi i shtëpisë së Fiqiri Lamit në Mazrek