Ballina Aktualitet

FOTO/ Balluku në Vorë, viziton familjarët e prekura nga tërmeti

TIRANË, 22 shtator /ATSH/ – Banesat e prekura nga tërmeti në fshatrat Dedej e Marqinet, në Vorë do të rikuperohen sa më parë.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku së bashku me deputetët Fatmir Xhafaj dhe Sadi Vorpsi vizituan familjarët e prekur nga tërmeti i ditës së djeshme në Dedej e Marqinet, bashkia Vorë.

Ministrja Balluku deklaroi se do të merren të gjitha masat për të rikuperuar dëmtimet në banesat e tyre pasi sipas saj, asnjë nuk është i vetëm para kësaj fatkeqësie. /a.a/ /a.g/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMblidhet Shtabi i Emergjencave Civile të Tiranës, Veliaj: Pikat e emergjencës do të lëvizin ku të ketë nevojë
Artikulli tjetërFOTO/ Klosi në Shijak: Pranë njerëzve në ditë të vështira, për t’i lehtësuar dhe siguruar gatishmëri 24 orë në 24