TIRANË, 22 shtator /ATSH/ Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi vizitoi nga afër banorët e prekur nga tërmeti në fshatin Bilalas, në Shijak.
Ministri Klosi pa nga afër dëmet e shkaktuara në banesa dhe i siguroj qytetarët se do kenë mbështetjen dhe gatishmërinë e çdo institucioni për ndihmë 24 orë në 24.
“Pranë banorëve të prekur nga tërmeti në fshatin Bilalas në Shijak. Japim ndihmën dhe mbështetjen e çdo institucioni! Pranë njerëzve në ditë të vështira, për t’i lehtësuar dhe siguruar se jemi në gatishmëri 24 orë në 24”, shprehet ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi. /a.a/r.e/























