Ballina Bota

FRANCË – OECD ul ndjeshëm parashikimet për rritjen ekonomike globale

PARIS, 19 shtator /ATSH-AFP/ – Organizata për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik (OECD), e cila i shqyrton shifrat e saj katër herë në vit, pret që ekonomia botërore të regjistrojë nivelin e saj më të ulët të rritjes, këtë vit, që nga kriza financiare e viteve 2008/2009, si rezultat i paqartësive të nxitura nga lufta tregtare, Brexit dhe borxhit privat.

Në këndvështrimin e OECD-së, retë do të vazhdojnë të grumbullohen për të gjitha ekonomitë kryesore botërore, veçanërisht për zonën e euros dhe sidomos për vendet e mëdha në zhvillim, që po i vuajnë pasojat e ngadalësimit ekonomik në Kinë, me rënien e eksporteve të tyre të materialeve të para.

Në kontinentin e vjetër, Gjermania, ekonomia kryesore europiane, ka pësuar rënien më të fortë, ndërsa situata më kritike është ajo e Argjentinës, në mes të trazirave ekonomike dhe financiare, me një recesion prej 2,7 për qind të PBB-së së saj.

Në këtë kontekst të zymtë, institucioni ka ulur kryesisht parashikimet e tij për vendet në zhvillim, në veçanti të Indisë, me 1.3 pikë në 5,9 për qind, këtë vit dhe 1.1 pikë në 6,3 për qind, për vitin 2020./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta priti presidentin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, Timothy A. Chorba
Artikulli tjetërPARIS – Mikail Gorbaçov jep vizionin e tij mbi botën në një testament politik