Ballina Flash

FOTO/Kioskat pranë shkollave në Durrës, Sako: Të hënën do jenë pastruar të gjitha

TIRANË, 14 shtator/ATSH/- Bashkia Durrës po vazhdon aksionin për largimin e kioskave të cilat ndodheshin pranë shkollave të qytetit dhe atyre në fshatrat përreth.

Kryebashkiakja e Durrësit Valbona Sako, u shpreh se janë “70 kioska në total që do të largohen, pranë shkollave të qytetit dhe atyre të fshatit. Aksioni do të vazhdojë i pandërprerë, në mënyrë që të hënën në mëngjes kur nis dhe mësimi, të jenë pastruar të gjitha”.

Aksioni për largimin e kioskave, pranë shkollave të qytetit dhe atyre në fshatrat përreth po vazhdon edhe në shumë bashki të vendit.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDitari i adoleshentes hebreje, do botohet pasi qëndroi në kasafortë banke për 70 vite
Artikulli tjetërShahini: 200 mijë nxënës të përfshirë në skemën e librave falas