Ballina Flash

Voskopojë/ Vazhdon puna për ndërtimin e shkollës së re

TIRANË, 24 gusht/ATSH/ Në Voskopojë po vazhdon puna për ndërtimin e shkollës së re 9-vjeçare.

Rreth 120 fëmijë të Voskopojës, Lavdarit dhe Gjonomadhit do të kenë mundësinë të zhvillojnë mësimin në një shkollë me standarde bashkëkohore.

Punimet për ndërtimin e shkollës së re ishin domosdoshmëri, pasi shkolla ekzistuese në këtë fshat kishte degraduar dhe për 4 vite kishte dalë jashtë funksionit të saj.

Në të tilla kushte, bashkia e Korçës hartoi projektin për ndërtimin e një godine të re. Shkolla po ndërtohet e gjitha e re me një vlerë investimi prej 32.2 milionë lekë.

Objekti do të ketë dy kate, do të jetë i pajisur me laboratorë, palestër, kënd sportiv dhe një kopësht. /m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTë ardhurat nga pushteti vendor u rritën me 200 milionë lekë në korrik
Artikulli tjetërFoto/ Nga një shteg me gropa, Maliqi do të ketë së shpejti një rrugë hyrëse me standarde