Ballina Flash

Foto/ Nga një shteg me gropa, Maliqi do të ketë së shpejti një rrugë hyrëse me standarde

TIRANË, 24 gusht/ATSH/ Nga një shteg gropat e pluhurash në verë dhe ujërash e lluce në dimër, Bashkia e Maliqit do të ketë së shpejti një rrugë hyrëse me standarde bashkëkohore.

Duke ndarë foto nga ky projekt, kryeministri Edi Rama u shpreh se “tashmë po merr formë një tjetër pjesë e qytetit të rilindur”.

“Së shpejti… përfundon rruga hyrëse e Bashkisë së Maliqit, një shteg gropat e pluhurash në verë dhe ujërash e lluce në dimër, ku tani po merr formë një tjetër pjesë e qytetit të rilindur. Shqipëria që duam”, tha Rama.

Rruga kap një gjatësi prej 2.5 km, prej të cilave 1.1 km është rrugë e re që do të ndërtohet për këmbësorët. Ajo do të ketë 8 metër gjerësi për qarkullimin e automjeteve, trotuare, rrugë për biçikleta, pjesë të gjelbëruar dhe 2200 ndriçues.

Punimet parashikojnë prishjen e të gjitha ndërtimeve të paligjshme dhe do të ketë mure dekorativ guri dhe kangjella duke sjellë në realitet infrastrukturën hyrëse më të bukur në qytetin e Maliqit.

/m.m/j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVoskopojë/ Vazhdon puna për ndërtimin e shkollës së re
Artikulli tjetërUdhëzimi i ri lehtëson tatimpaguesit, pagesë me këste e detyrimeve