Ballina Aktualitet

Konstituohet bashkia e Fierit, Subashi betohet për mandatin e dytë

TIRANË, 29 korrik/ATSH/ Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi bëri sot betimin, në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak, duke nisur kështu zyrtarisht punën për mandatin e dytë.

Këshilli i ri i Bashkisë Fier zhvilloi sot mbledhjen e parë të tij ku morën mandatet 51 këshilltarë, nga të cilët 48 kanë marrë mandatin nga PS, 2 anëtarë të Demokracisë Sociale dhe një këshilltar nga Partia Social Demokrate.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Bashkisë Fier është zgjedhur nëpërmjet votimit kreu i ri i këshillit, Vangjel Ndreko, si dhe sekretarët e më pas u betua Armando Subashi.

Këshilli i Bashkisë nis legjislaturën e re me një shtesë të numrit të anëtarëve të këshillit me gati 10 anëtarë më shumë. Nga 41 anëtarë që kishte më parë këshilli i Bashkisë Fier sot ka 51 anëtarë.

I pranishëm në konstituim ndodhej edhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi deputet i zgjedhur në këtë qark në zgjedhjet e 2017.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHimarë, bashkia gati projektin për rikonstruksionin e rrugëve të lagjes “Stefanel”
Artikulli tjetërGJERMANI – CDU-CSU në krye të sondazheve edhe pas zgjedhjeve