BERLIN, 29 korrik /ATSH-ANSA/ – Një muaj pas zgjedhjeve rajonale në disa lande gjermane në lindje të vendit, bashkimi CDU-CSU konfirmohet sërish i pari me 26% të përkrahjes së opinionit publik, sipas sondazhit të kompanisë Enmid.
Sipas tij, del se, sidoqoftë, CDU-CSU kanë humbur një pikë në favor të të gjelbërve, të cilët arrijnë kuotën e 23%.
Sipas sondazheve, partia SPD është e treta me 14%, pasuar nga AfD me 13%, partia Liberal-demokrate me 9% dhe në fund partia Die Linke me 8%./ /os/ a.jor.























