Agjencia Telegrafike Shqiptare

GJERMANI – CDU-CSU në krye të sondazheve edhe pas zgjedhjeve

BERLIN, 29 korrik /ATSH-ANSA/ – Një muaj pas zgjedhjeve rajonale në disa lande gjermane në lindje të vendit, bashkimi CDU-CSU konfirmohet sërish i pari me 26% të përkrahjes së opinionit publik, sipas sondazhit të kompanisë Enmid.

Sipas tij, del se, sidoqoftë, CDU-CSU kanë humbur një pikë në favor të të gjelbërve, të cilët arrijnë kuotën e 23%.

Sipas sondazheve, partia SPD është e treta me 14%, pasuar nga AfD me 13%, partia Liberal-demokrate me 9% dhe në fund partia Die Linke me 8%./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version