BERLIN, 19 qershor /ATSH-DPA/- Kancelarja gjermane, Angela Merkel shprehu mbështetjen e Gjermanisë për të vazhduar sanksionet ekzistuese kundër Rusisë për mbështetjen e saj ndaj separatistëve në Ukrainën Lindore, por kundërshtoi apelin e presidentit ukrainas, Volodimir Zelensky për shtimin e tyre.
“Këtë vendim do ta marrim në Këshillin Europian”, tha Merkel në Berlin në lidhje me samitin e BE-së, të enjten dhe të premten.
Zelensky i kërkoi kancelares shtimin e sanksioneve.
“Nëse e shohim se ky mjet është i papërshtatshëm, duhet të gjenden mjete të tjera”, tha presidenti i sapozgjedhur.
BE-ja caktoi sanksione në vitin 2014 në përgjigje të mbështetjes ruse për separatistët dhe aneksimin nga ana e saj të Gadishullit të Krimesë. Masat janë në pritje të rinovimit për të nëntën herë.
Merkel dhe Zelensky theksuan se procesi i paqes në Ukrainën Lindore duhet të ringjallet, pas disa muajve pa asnjë përparim konkret./ /os/ /em/ a.jor.























