Ballina Flash

3 milion euro për transformimin e spitalit rajonal të Kukësit

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/585093968682673/?t=48

TIRANË, 19 qershor/ATSH/-Në spitalin rajonal të Kukësit ka nisur puna për ndërtimin e maternitetit dhe spitalit të ri të urgjencës dhe kirurgjisë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu përmes një video ka publikuar pamjet nga nisja e punimeve, në kuadër të investimeve në shërbimin shëndetësor.

“Qeveria ka vendosur të investojë në mënyrë strategjike për shëndetësinë në Kukës dhe kemi vendosur të fillojmë punimet në kompleksin spitalor në Kukës, ku për herë të parë planifikohet  që materniteti i Kukësit të përfshihet pikërisht në këtë korpus spitalor. Gjithashtu, rehabilitimi i të gjithë pavioneve”, thotë ministrja.

Sipas saj, investimi prej 3 milion euro do të ndryshojë shërbimin shëndetësor në Kukës.

Ndërtimi i spitalit të ri të urgjencës, ku do të përqendrohen të gjithë sallat e operacionit.
Materniteti modern me kapacitet 43 shtretër do të jetë pjesë e kompleksit spitalor. z.tosku/ /a.g/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Merkel: Vazhdimësi sanksionesh ndaj Rusisë, jo shtim të tyre
Artikulli tjetërPukë, Gjonaj: Askush nuk do të mund të prekë apo të demtojë votën