Ballina Bota

TOKIO – Kryeministri japonez kërkon të ndërmjetësojë Uashingtonin me Teheranin

TOKIO, 24 maj /ATSH-AA/ – Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe po shqyrton mundësinë që muajin e ardhshëm të vizitojë Iranin, për shkak të tensioneve në rritje mes Teheranit dhe Uashingtonit.

Megjithatë, Abe do të këshillohet për këtë çështje me presidentin amerikan Donald Trump, pasi të mbërrijë këtë fundjavë në Tokio.

Agjencia japoneze e lajmeve “Kyodo”, njoftoi se “vizita e kryeministrit Abe në Iran mund të zhvillohet nga mesi i qershorit. Abe, i cili shpreson në ndërmjetësimin midis SHBA-së dhe Iranit do të kërkojë miratimin e Trump gjatë vizitës së tij në Japoni e cila fillon të shtunën”.

Japonia është importuesi më i madh i naftës iraniane para sanksioneve. Nëse vizita realizohet, Abe do të bëhet udhëheqësi i parë që viziton Iranin që nga viti 1978. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProgres raporti i KE-së për Shqipërinë do të publikohet më 29 maj
Artikulli tjetërKryemadhi: Beteja e opozitës është për hapjen e negociatave me BE-në