WELLINGTON, 21 maj /ATSH-AFP/ – Ekstremisti australian, Brenton Tarrant tashmë i akuzuar për vrasjen e 51 besimtarëve në dy xhami në Christchurch në mars, është zyrtarisht nën hetim për terrorizëm, njoftoi policia e Zelandës së Re.
Policia bëri të ditur në një komunikatë se akuza do të mbrojë pistën e një akti terrorist në Christchurch.
Më 15 mars, Tarrant, një supremacist australian 28 vjeç hapi zjarr gjatë faljes së namazit në dy xhami ku u regjistruan 51 besimtarë të vdekur.
Kryeministrja Jacinda Ardern e cilësoi që në fillim masakrën si një sulm terrorist.
Por, agresori nuk po hetoj deri në atë kohë në bazë të ‘’Terrorism Suppression Act’’ që ka hyrë në fuqi në 2002 pasi për atë akuzë nuk ishte dënuar asnjë person më parë.
I ndaluar në një burg të sigurisë së lartë ku dhe është në izolim pa patur kontakt me persona të tjerë, Tarrant aktualisht po i nënshtrohet një ekspertize psikiatrike për të përcaktuar nëse është në gjendje për t’u gjykuar.
Seanca dëgjimore e radhës parashikohet më 14 qershor./ /v.b/ a.jor.























