UASHINGTON, 21 maj /ATSH-AFP/ – Toka është një sistem kaq kompleks saqë është e vështirë të parashikohet se sa do të rriten oqeanet për shkak të ngrohjes globale deri në fund të shekullit. Në një studim të botuar një ditë më parë, 22 ekspertë japin vlerësimet e tyre shkencore.
Vlerësimi i fundit që u paraqit nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC) në vitin 2014 parashikon anën më të keqe në mesin e skenarëve me vetëm nën një metër të rritjes së nivelit të oqeaneve deri në fund të shekullit të 21-të, krahasuar me periudhën 1986-2005.
Studimi i publikuar të hënën në procesverbalin e Akademisë Amerikane të Shkencave (PNAS) nuk e kundërshton këtë skenar të mundshëm, por paralajmëron se ekziston një mundësi që nuk duhet neglizhuar, në mënyrë që rritja të jetë më e madhe. Parashikimi i tyre mesatar është 69 centimetra në një skemë optimiste, dhe 111 centimetra në kurbën aktuale, krahasuar me vitin 2000.
Skenari optimist është një ngrohje globale prej 2 gradë Celsius në raport me periudhën paraindustriale (në fund të shekullit XIX). Ky është objektivi minimal i marrëveshjes së Parisit, i nënshkruar në vitin 2015. Toka është ngrohur deri më tani rreth 1 gradë Celsius që nga ajo periudhë.
Skenari pesimist është një ngrohje prej 5 gradë Celsius, e cila korrespondon me kurbën aktuale, e cila nuk devijohet nga emetimet e gazit me efekt serrë apo veprimtaritë njerëzore./ /v.b/ a.jor.























