Ballina Bota

SHBA – Microsoft hyn në klubin e njëmijë miliardave

NJU JORK, 25 prill /ATSH-ANSA/ – Gjiganti amerikan i informatikës, “Microsoft” bëhet pjesë e “klubit të trilionit” duke kaluar njëmijë miliardë dollarët si vlerë në treg, si dhe duke iu bashkuar kështu “Apple” dhe “Amazon”.

Aksionet në bursë të kolosit amerikan të themeluar nga Bill Gates filluan ditën në “Wall Street” me një rritje prej 5%, duke kaluar vlerën e 130,51 dollarë për aksion si dhe duke kaluar për herë të parë nivelin e një trilion dollarë në total.

Vlera e aksioneve të “Microsoft” është rritur me 41% në 12 muajt e fundit. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProtesta e opozitës, trafik dhe goma të djegura
Artikulli tjetërOpozita bllokon rrethrrotullimin te “Shqiponja”