Ballina Aktualitet

Opozita bllokon rrethrrotullimin te “Shqiponja”

TIRANË, 25 prill/ATSH/ – Mbështetës të partive opozitare po protestojnë në sheshin “Shqiponja” në Tiranë, duke bllokuar qarkullimin në këtë pikë hyrëse në kryeqytet.

Me kërkesën për largimin e qeverisë, mbështetësit e opozitës janë grumbulluar në këtë rrethrrotullim, ku nuk kanë munguar as incidentet mes protestuesve dhe drejtuesve të automjeteve. Këta të fundit janë bllokuar gjatë kalimit në këtë zonë.

Protesta e opozitës ka nisur rreth orës 18.00, duke bllokuar edhe një nga arteriet kryesore të hyrjes në Tiranë, siç është rrethrrotullimi i sheshit “Shqiponja” duke shkaktuar vështirësi për qarkullimin e automjeteve dhe ambulancave.

/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Microsoft hyn në klubin e njëmijë miliardave
Artikulli tjetërProtesta e opozitës te rrethrrotullimi i Sheqit në Fier