Ballina Aktualitet

Protesta e opozitës te rrethrrotullimi i Sheqit në Fier

TIRANË, 25 prill /ATSH/ Mbështetës të opozitës bllokuan rreth-rrotullimin e Sheqit në Fier, në nisje të aksionit opozitar të mosbindjes civile. Së bashku me demokratët e Beratit që kanë mbërritur për këtë protestë, mbështetësit e opozitës qëndruan në rreth-rrotullim, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve.

Rrethrrotullimi i Sheqit është pikëkalimi për mjetet që kalojnë aksin Tiranë-Vlorë.

Rreth orës 17:15 anëtarë, dhe simpatizantë të PD-së Berat janë mbledhur përpara selisë së PD-së në këtë qytet dhe ku më pas janë nisur drejt protestës. Atyre i janë bashkuar edhe anëtarët demokratë nga Kuçova dhe Ura-Vajgurore. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOpozita bllokon rrethrrotullimin te “Shqiponja”
Artikulli tjetërKursi i këmbimit, zhvlerësohet euro forcohet dollari